
Mohamed Salah po bëhet gati për t’u larguar nga Liverpuli. Në një intervistë për “TNT Sports”, egjiptiani ka thënë se dëshira e tij e vetme është që tifozët e kuq ta mbajnë mend si një lojtar që nuk u kursye për asgjë.
“Dua që tifozët të kujtojnë se i dhashë të gjitha për këtë klub dhe qytet. Nuk jam treguar kurrë si lojtar dembel, thjesht e shijova futbollin tim deri në maksimum”.
“Unë dua që tifozët të kujtojnë se isha këtu për tetë vjet dhe se i dhashë të gjitha nga vetja ime. Nëse qendroj këtu, do të mendoj për thyerjen e rekordeve, por nuk e di… Për momentin po mendoj vetëm për të fituar Premier Ligën”.
Lini një Përgjigje