TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2025, 20:43

Mesfushori shqiptar eliminon Gatuzon nga Kupa e Kroacisë, asist me “telekomandë” i 26-vjeçarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar eliminon Gatuzon nga Kupa e Kroacisë, asist me

Lindon Selahi ka qenë një nga protagonistët e sotëm në Kupën e Kroacisë, ku skuadra e tij, Rijeka, ka eliminuar nga gara rivalët e Hajdukut të Splitit që drejtohen nga Rino Gatuzo. 

26-vjeçari, si zakonisht titullar, dha asistin për golin e rezultatit 2-0 të shënuar nga Fruk, me një pasim perfekt që e nxori atë të vetëm para portës ku nuk mund të gabonte. 

Rijaka fitoi me rezultatin 3-1 në këtë sfidë direkte në transfertë dhe siguroi praninë në katërshen e skuadrave më të mira të turneut. 



 
 

lindon selahi mesfushori shqiptar rijeka kupa e kroacisë

Lini një Përgjigje