
Pas humbjes ndaj Liverpulit, Mançester Siti është kthyer te fitorja në kampionat. Ekipi i Guardiolës mundi 0-1 Totenhemin në Londër. Sfida u vendos nga një gol i Haland, në pjesën e parë.
Zhgënjen Arsenali, që nuk shkon më shumë se barazimi pa gola ndaj Notingam Forest. Mançester Junajtid vuajti por triumfoi 3-2 ndaj Ipsuiçit. Mysafirët befasuan me Filogjen, ndërsa “Djajtë e Kuq” përmbysën gjithçka falë autogolit të Mori dhe golit të De Ligt. Në fund të pjesës së parë, dalja me karton të kuq e Dorgu vështirësoi gjërat për Junajtid. Filogjen barazoi shifrat, në minutën e 45.
Megajër i dhuroi 3 pikë ekipit të Amorim, me golin e tij në minutën e 47.
Lini një Përgjigje