TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 16:01

“Tuttosport” zbulon prapaskenën e bujshme: Igli Tare kandidat i fortë për postin e drejtorit sportiv te Milani

Shkruar nga Pamfleti

“Tuttosport” zbulon prapaskenën e bujshme: Igli Tare kandidat i

Deri në fund të marsit Milani duhet të gjejë një drejtor të ri sportiv dhe mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se Igli Tare është një kandidaturë e fortë për këtë post të rëndësishëm, në një prej klubeve më të titulluara në botë. 

Sipas “Tuttosport” Milani po kërkon një profil që njeh mirë ambientin e futbollit italian si dhe të operojë në një ekip, i cili nuk “lundron” në ujëra të qeta sa i përket aspektit ekonomik. 

Për të përditshmen torineze, Igli Tare që të emërohet në këtë post te Milani duhet të mposhtë kandidatura të forta siç janë ato të Fabio Paratiçit, Andrea Bertës dhe Fransua Modesto. 

Për “Tuttosport” në këtë garë Paratiçi është në avantazh. Në qërshor 52-vjeçari mund të rikthehet në botën e futbollit pas dënimit që mori gjatë kohës kur mbulonte këtë rol te Juventusi. 

Një tjetër emër i fortë është edhe ai i Andrea Bertës, i cili ka qenë drejtori sportiv i Atletikos së Madridit. Por Berta ka pak shanse që të pranojë ofertën e Milanit pasi ka marrë një propozim interesant nga PSG-ja. 

Kujtojmë se Tare ishte drejtor sportiv te Lacio prej verës së vitit 2008 deri në verën e vitit 2023, kur vendosi të largohej pas 15 vitesh. 
 

igli tare milan

Lini një Përgjigje