TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 15:38

U kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, presidenti i Empolit veçon Ismajlin: Rikuperimi i tij solli të mira në ekip

Shkruar nga Pamfleti

 U kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë,

Empoli mori një kualifikim historik mbrëmë kundër Juventusit. Skuadra e Ardian Ismajlit ia doli të eliminojë “Zonjën e Vjetër” përmes penalltive, dhe tashmë do të luajë për herë të parë në gjysmëfinalen e Kupës. 
 
Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, në intervistë për “Tuttomercatoweb” përmend dhe Ismajlin për ndikimin që pati. 

Jemi mbi re, le të marrim më të mirën dhe të gjejmë besimin për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianuçi. Dhe kjo solli të mirat e veta pas një periudhe të vështirë. Tani problemi është të ruajmë mentalitetin dhe të harrojmë mbrëmjen e djeshme”, u shpreh presidenti i Empolit ndër të tjera. 

Kujtojmë se Ismajli luajti vetëm në pjesën e parë. Mbrojtësi i Kombëtares do të marrë minuta gradualisht për të mos rrezikuar. 
 

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare fabricio korsi presidenti i empolit

Lini një Përgjigje