TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 17:55

Përdori fraza raciste kundër Gallatasarajit, dënohet rëndë Zhoze Murinjo

Shkruar nga Pamfleti

Përdori fraza raciste kundër Gallatasarajit, dënohet

Sfida mes Gallatasarajt dhe Fenerbahçes në kampionat u mbyll me shifrat 0-0, por jo pa polemikat e zakonshme mes dy klubeve të Stambollit që luftojnë për titullin. Dhe Gallatasaraji ka gjetur mënyrën të hakmerret pas duelit ndaj Zhoze Murinjos, duke denoncuar këtë të fundit si racist dhe duke ia dalë të sigurojnë dënimin e tij. 

Në konferencë për mediat pas ndeshjes, Murinjo deklaroi se në stolin e kundërshtarëve “kërcenin si majmunë” për të protestuar kundër vendimeve të gjyqtarit që në minutat e para të ndeshjes. Dhe Gallatasaraji ka përfituar nga kjo situatë për të denoncuar Murinjon si racist dhe diskriminues. 

Federata Turke, e cila akuzohet publikisht nga Fenerbahçe dhe Murinjo se janë në anën e Gallatasarajit, nuk është kursyer kundër portugezit. Ai është dënuar me 4 ndeshje pezullim për këto fjalë, në një sanksion që mund të shkonte deri në 10 ndeshje. 

Situatën e Murinjos e kanë rënduar edhe deklaratat rreth gjyqtarit të katërt që ai tha pas kësaj ndeshje.  

Shkova në dhomat e zhveshjeve pas ndeshjes dhe ishte aty gjytari i katërt turk. I thashë që nëse do të ishte ai gjyqtari i parë, do të kishte qenë një katastrofë”, ishin fjalët e portugezit, të cilat janë interpretuar si fyerje ndaj gjyqtarëve turq. 

zhoze murinjo trajneri portugez gallatasaraji fenerbahçe

Lini një Përgjigje