TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2026, 12:40

Berisha: Kryesia e PD u ripërtëri me 2/3, procesi vazhdon

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Kryesia e PD u ripërtëri me 2/3, procesi vazhdon
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, tha se ripërtëritja e PD-së do të vijojë. Ai u shpreh se 2/3 e Kryesisë u ripërtërinë me zonja, vajza, gra dhe të rinj.

“Mund të them se në këtë proces, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD me përgjegjësi të lartë reflektuan frymën e Kuvendit të PD, Kuvendit të Ripërtëritjes së saj.

Dhe rreth dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë në tërësi me zonja, vajza, gra dhe të rinj.

Me këtë rast uroj të gjithë zgjedhurit suksese në detyrën e tyre që u besoi Këshilli Kombëtar.

Po falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë ata që kandiduan, bashkëpunëtorët e mi të gjithë këtyre viteve për kontributin e tyre thelbësor në PD, qëndrimet e saj”, tha Berisha.

berisha riperteritje pd

Lini një Përgjigje