
Nisi e gjitha si një thashethem apo si një “shaka”, por mesa duket paska diçka të vërtetë në gjithë këtë rrëmujë që po përflitet për një rikthim të Leo Mesit te Barcelona.
Klubi katalanas jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga mundësia për të rikthyer “Pleshtin”, por tashmë ka një plan konkret për ta arritur atë. Bordi i Barcelonës po punon për shitjen e tre lojtarëve dhe negocimin e një huazimi me Inter Majemin.
Për të realizuar rikthimin e Mesit, klubi katalanas është gati të ndahet me Andreas Kristensen, Ansu Fati dhe Ferran Torres. Këto largime jo vetëm që do të lironin hapësirë në faturën e pagave, por gjithashtu do të gjeneronin të ardhura për të lehtësuar funksionimin e ekipit.
Megjithatë, pengesa kryesore qendron në bindjen e ekipit amerikan. Inter Majemi do të ishte i gatshëm ta huazonte argjentinasin vetëm me një kusht të panegociueshëm për ta: rinovimin e kontratës së tij deri në dhjetor të vitit 2027.
Lini një Përgjigje