TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2025, 18:17

“Asensio vdis”, gjyqtari ndali ndeshjen e Realit me Sociedadin në Kupën e Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

“Asensio vdis”, gjyqtari ndali ndeshjen e Realit me Sociedadin

Takimi mes Sociedadit dhe Realit të Madridit ka qenë shumë i nxehtë jo vetëm në fushë por edhe në tribuna. Situata ka arritur pikën e vlimit në fundin e pjesës së parë kur gjyqtari i ndeshjes Sançez Martinez është detyruar të ndërpresë takimin dhe të kërkojë ndihmën e folësit të stadiumit për të qetësuar situatën. 
 
Shkak kanë qenë thirrjet raciste e ksenofobe në adresë të kapitenit të Realit në takimin e djeshëm, Vinicius Zhunior dhe mbrojtësit të ekipit të bardhë Raul Asensio. 

Fishkëllimat dhe ofendimet për këtë të fundit vazhduan të dëgjoheshin gjatë gjithë pjesës së parë në “Anoeta” sa herë që mbrojtësi i Madridit prekte topin. 

Thirrjet “Asencio, vdis” ishin të zakonshme, duke e detyruar gjyqtarin Sançez Martínez të ndalojë ndeshjen, në përputhje me protokollin, duke dhënë një paralajmërim për të ndaluar fyerjet. 
Ndërsa Ançeloti e zëvendësoi lojtarin në pushimin mes dy pjesëve. 
 

raul asensio mbrojtësi i realit të madridit

Lini një Përgjigje