TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 16:04

Kush janë 5 favoritët deri më tani për të “rrëmbyer” trofeun prestigjioz ‘Topi i Artë’

Shkruar nga Pamfleti

Kush janë 5 favoritët deri më tani për të

Topi i Artë është një çmim vjetor i futbollit i paraqitur nga revista franceze “France Football” që nderon lojtarin më të mirë në botë. 

Fituesi i vitit 2024, Rodri, pësoi një dëmtim dhe e mbylli para kohe sezonin. Sezoni 2024-2025 ka kaluar gjysmën e rrugës me superyje të shumtë që po shkëlqejnë në kampionatet e tyre përkatëse në të gjithë Europën. 

Me turnetë ndërkombëtare që nuk janë pjesë e ekuacionit këtë sezon, fituesi i “Topit të Artë” të këtij viti do të vendoset vetëm nga paraqitjet e klubeve. 

Le të hedhim një vështrim te pesë favoritët aktualë kryesorë për të fituar “Topin e Artë” të vitit 2025, deri në këtë pikë të sezonit: 

5 Robert Levandovski (Barcelona) 

Robert Levandovski do të kërkojë të fitojë “Topin e Artë” të tij të parë pasi humbi trofeun në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19. 

36-vjeçari ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë tre asistie në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Blaugranët këtë sezon. 

Ai nuk ka treguar shenja ngadalësimi dhe mbetet një nga sulmuesit më të mirë të Europës. 

4 Lamin Jamal (Barcelona) 

I konsideruar nga shumë si Lionel Mesi i ardhshëm, Lamin Jamal ka lulëzuar këtë sezon për Barcelonën, duke u mbështetur në progresin e tij nga sezoni i kaluar. 
17-vjeçari është padyshim talenti më emocionues në futbollin botëror dhe ka mahnitur në La Liga. 
Përveç aftësisë së tij me topin, Jamal ka shënuar gjithashtu shifra mbresëlënëse, duke grumbulluar 11 gola dhe 17 asiste në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelonën këtë sezon. 

3 Rafinja (Barcelona) 

Rafinja është ylli i tretë dhe i fundit i Barcelonës që hyn në top pesëshen, por nuk do të ishte befasi nëse e shihnim atë të fitonte “Topin e Artë” më vonë këtë vit. 

28-vjeçari është duke luajtur futbollin më të mirë të karrierës së tij dhe ka tejkaluar shokët e tij të skuadrës, Levandovski dhe Jamal. 

Braziliani ka shënuar 24 gola dhe ka regjistruar 18 asiste në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet për katalanasit këtë sezon. 

Rafinja gjithashtu ka fituar një trofe këtë sezon – Superkupën e Spanjës. Megjithatë, ai ka të ngjarë të ketë nevojë të fitojë trofe të tjerë të rëndësishëm për të qenë favorit për të fituar “Topin e Artë”. 

2 Kilian Mbape (Real Madrid) 

Kiian Mbape nuk pati një fillim të mirë të sezonit pas lëvizjes së tij nga PSG-ja te Reali i Madridit gjatë verës. 

Megjithatë, 26-vjeçari është rikthyer në muajt e fundit dhe mbetet një nga lojtarët më në formë në planet. 

Mbape ka shënuar 27 gola dhe katër asiste në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar “Los Blancos” të fitojnë Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale. 

Nëse Reali i Madridit do të arrinte sukses në La Liga ose në Champions League, nuk do të ishte befasi të shihje Mbape të fitonte “Topin e Artë” të tij të parë. 

1 Mohamed Salah (Liverpul) 

Mohamed Salah është padyshim lojtari më i mirë në botë në formën aktuale, duke pasur parasysh paraqitjet e tij për Liverpulin këtë sezon. 

Mbreti egjiptian ka qenë një njeri në një mision nën drejtimin e Arne Slot, duke i kthyer Të Kuqtë në favoritë të vërtetë për të fituar titullin e Premier Ligës dhe Champions League. 

32-vjeçari gjithashtu ka regjistruar shifra mahnitëse, duke shënuar 30 gola dhe duke dhënë 22 asiste në 39 ndeshje të luajtura në total. 

Nëse forma e Salah do të vazhdonte me këtë ritëm, ai mund të bëhet ylli i parë afrikan që fiton “Topin e Artë” që nga Xhorxh Ueah më 1995

robert levandovski lamin jamal mohamed salah kilian mbape rafinja topi i artë

Lini një Përgjigje