TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 18:13

Axhenda e ndeshjes Vllaznia-Partizani pëson ndryshime, përplasje orari me ndeshjen e Interit në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Axhenda e ndeshjes Vllaznia-Partizani pëson ndryshime, përplasje orari

Superiorja do të jetë e ngjeshur për javët në vijim. Sfidat e ardhshme, pasi të mbyllet faza e tretë, do të vijnë në mesjavë. 

Axhenda e zyrtarizuar më 19 shkurt, ka pësuar ndryshime. Bie në sy ndër të tjera sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit, që ishin programuar për datën 5 mars në orën 17:00. 

Ky takim do të nisë në orën 16:30. Në këtë mënyrë do të ketë përplasje orari me takimin e Champions, pasi kujtojmë se në 18:45 nis përballja mes Fejenordit dhe Interit. 

Ndryshime kanë pësuar dhe sfidat e tjera. I vetmi takim që nuk e ka të zyrtarizuar orarin për dhe vendin për datën 6 mars, është ai mes Tiranës dhe Laçit. 

Kjo për shkak se bardheblutë nuk mund të presin kurbinasit në “Elbasan Arena”. Vetë Elbasani do të luajë më 6 mars në shtëpinë e tij, pasi sfidon Skënderbeun. 

Si ishte axhenda për datën 5 mars 

Egnatia – Dinamo  ora 14:00 
Vllaznia – Partizani  ora 17:00 

Si do të jetë për datën 5 mars 

Egnatia – Dinamo ora 16:30 
Vllaznia – Partizani  ora 16:30 

Si ishte axhenda për datën 6 mars 

Bylis – Teuta  ora 14:00 
Elbasani – Skënderbeu  ora 17:00 
Tirana – Laçi  ora 17:00 

Si do të jetë për datën 6 mars 

Bylis – Teuta  ora 13:30 
Elbasani – Skënderbeu  ora 16:30 
Tirana – Laçi(e pacaktuar) 
 

vllaznia-partizani champions league

Lini një Përgjigje