TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 19:23

Drejtori i spitalit në Romë sqaron gjendjen e trajnerit: Ka vështirësi në të folur, nuk e dimë nëse do të jetë në gjendje sërish

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori i spitalit në Romë sqaron gjendjen e trajnerit: Ka

Zdenek Zeman është një prej trajnerëve më të njohur që ka drejtuar ekipet e Serisë A. 77-vjeçari çek ndodhet prej ditës së djeshme në një spital të Romës, në repartin e terapisë intensive neurokirurgjike për isheminë cerebrale. 

Drejtori i Njësisë Komplekse Operative të Neurokirurgjisë dhe drejtori i Departamentit të Neuroshkencës në Gemelli, Alesandro Olivi, shpjegoi më pas situatën e Bohemianit në mënyrë më të detajuar. 

E pashë Zemanin, ai përpiqet të flasë dhe e kupton mirë situatën. Ai aprovon me tundje koke dhe bashkëpunon me punonjësit e shëndetësisë. Nuk e dimë nëse do të jetë në gjendje të flasë sërish, koha do ta tregojë, kjo varet nga sa ka vuajtur indi i trurit. 

Aktualisht ka vështirësi në të folur dhe lëvizje në anën e djathtë të trupit. Zeman është vigjilent, bashkëpunon me mjekët të cilëve u përgjigjet vetëm me kokë. Ai kupton gjithçka, do të duhet të bëjë më shumë teste”, u shpreh Olivi. 

zdenek zeman trajneri çek

Lini një Përgjigje