
Armando Broja është rikthyer në stërvitje tek Evertoni, pas dëmtimit serioz që pësoi ndaj Peterburgut për Kupën e Anglisë në fillim të muajit janar.
Sulmuesi kuqezi dhe klubi i tij gjenden në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkak se janë “pushim” këtë fundjavë në Premier Ligë, pasi do zhvillohen ndeshjet e vlefshme për Kupën e Anglisë.
Nuk dihet ende se kur Broja do jetë gati të zbresë në fushë, por rikthimi në stërvitje është një sinjal i mirë. Mediat pranë klubit të Evertonit kanë bërë me dije se Broja pritet të jetë në dispozicion të Devid Mojes në javën e dytë të marsit.
Ndërkohë nuk dihet ende nëse do jetë në listën e Kombëtares që do thirret nga Silvinjo për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës, atë ndaj Anglisë më 21 mars dhe 3 ditë më pas atë ndaj Andorrës.

Lini një Përgjigje