TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 19:46

“Trump tha se Rusia nuk e pushtoi Ukrainën”, trajneri i Marsejës: Unë isha vetë atje dhe e di të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti

“Trump tha se Rusia nuk e pushtoi Ukrainën”, trajneri i

Unë jam gjithmonë pranë Pablo Longorias, Fabricio Ravanelit dhe Medhi Benatias, ata janë pjesë e familjes sime, ashtu si lojtarët e mi dhe të gjithë njerëzit në këtë klub. 

Më vjen keq që nuk flas frëngjisht sepse do të doja shumë që fjalët e mia të transkriptoheshin sa më mirë për atë që mendoj për këto polemika. Kjo është hera e fundit që do të flas për arbitrat për sa kohë jam në këtë stol”. 

Trajneri i Marsejës, italiani Roberto De Zerbi ka folur në konferencën për shtyp, duke iu rikthyer polemikave të arbitrave që çuan në skualifikimin e madh të presidentit të klubit francez. 

Gjithmonë kam thënë se kam besuar në mirëbesimin e arbitrave, por për mendimin tim nuk ishte një arbitrim i qetë me disa vendime që rëndonin rezultatin. 

Të gjitha incidentet e këtij viti, si përjashtimi i Maupaj kundër Anxhers, dy përjashtimet e Kornelius, përjashtimi i Harit kundër PSG-së dhe përjashtimi i Balerdit kundër Lionit, janë gabime shumë të rënda nga këndvështrimi im. Nëse dikush mendon se ato që them nuk janë të vërteta, ky është problemi i tij”. 

De Zerbi më pas bën një ekskursus 'politik': "Këto ditë lexova se Trump tha se Rusia nuk e pushtoi Ukrainën, por unë isha në Ukrainë dhe e di të vërtetën, atëherë secili mund të mendojë çfarë të dojë dhe t'i shohë gjërat në mënyrën e vet". 

Më pas, kishte hapësirë edhe për të ardhmen e tij: “Gjithmonë kam thënë që pas Marsejës nuk do të stërvis skuadra të tjera në Francë, por kjo nuk do të thotë se dua të largohem nesër, apo në fund të vitit, do të doja të qendroja për dy, tre apo katër vjet, nuk e di”. 

roberto de zerbi trajneri i marsejës

Lini një Përgjigje