TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2025, 21:21

Iu anulua goli për pozicion jashtë loje, Pogradeci shpall 2 gjyqtarë “non grata” dhe i bën thirrje FSHF: Hetoni ndeshjen e sotme!

Shkruar nga Pamfleti

Iu anulua goli për pozicion jashtë loje, Pogradeci shpall 2

Ditën e sotme, ekipit të Pogradecit iu mohua një gol për pozicion jashtë loje, ku dukshëm lojtari Samake ishte në vijë paralele me lojtarët kundërshtarë. Ekipi liqenor nuk e toleron dot veprimin e arbitrave të takimit të sotëm dhe tashmë ka dalë me një deklaratë zyrtare për sfidën e sotme. 

“Deklaratë zyrtare nga klubi i futbollit Pogradeci 

Të nderuar tifozë, media dhe anëtarë të komunitetit të futbollit, 

Pasi analizuam të gjitha vendimet e marra nga trupa e arbitrave në ndeshjen e zhvilluar sot 
kundër ekipit të Lushnjës, me bindje të plotë se e drejta është nga ana Jonë, ndihemi moralisht të detyruar që të shpallim një reagim të fuqishëm ndaj arbitrimit skandaloz që ndodhi në fushë. 

Vendimet e marra nga arbitrat e ndeshjes së sotme, ishin të papranueshme dhe të turpshme, duke penalizuar ekipin tonë, duke i mohuar fitoren si dhe ka minuar integritetin e lojës së bukur të Futbollit. 

Ne, si klub, nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë një situate të tillë. 

Vendimet e padrejta dhe të njëanshme, të cilat patëm fatin të përjetojmë, kanë kaluar çdo limit të dënueshëm. Ky është një turp i madh për arbitrazhin dhe për çdo individ që pret që ndeshjet të drejtohen me ndershmëri. 

Kërkojmë një hetim të thellë dhe të menjëhershëm mbi këtë situatë, dhe një përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga organet përkatëse. 

Arbitrimi siç po ndodh aktualisht nuk ka vend në futbollin tonë, dhe ne nuk do të lejojmë që ekipi ynë të vazhdojë të trajtohet në këtë mënyrë të padrejtë. 

Ftojme tifozët dhe ata që e duan futbollin të qëndrojnë me ne për të kërkuar ndryshime të 
nevojshme. 

Ne jemi të vendosur të luftojmë për drejtësi. 

Për sa më sipër, shpallim “Person non grata”, arbitrin kryesor Florjan Lata dhe anësorin që anulloi golin e rregullt ne minutën e 91, Xhuljo Mani. 
Me indinjatë, 

KLUBI I FUTBOLLIT POGRADECI 
PRESIDENTI 
ARMAND LILO”, shkruan Pogradeci. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

pogradeci armand lilo presidenti i ekipit liqenor

Lini një Përgjigje