
Lionel Mesi ka folur publikisht mbi të ardhmen e tij pas thashethemeve që po e lidhin me një rikthim te Barcelona.
Kontrata e sulmuesit argjentinas me Inter Majemin skadon në fund të vitit dhe ka javë që flitet se ai do të largohet.
Gazetari i njohur Aleks Kandal përmes një shkrimi kishte raportuar se Mesi mezi pret rikthimin te katalanasit, ku është rritur dhe është bërë legjendë.
“Ndihem mirë në Amerikë. Familja ime ndihet rehat këtu dhe jemi shumë mirë. Nuk kam arsye të largohem”, ka deklaruar Mesi.
Lini një Përgjigje