
Popullariteti i Kristiano Ronaldos në Lindjen e Mesme është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, pasi ai vazhdon të udhëheqë Al Nassr - me 17 gola në 21 ndeshje - në krye të Ligës Saudite.
Por nuk janë të gjitha trëndafilat dhe lulet për kampionin nga Madeira. Klubi i tij në fakt ka kërkuar që të luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve Aziatik kundër ekipit iranian Esteghlal në një terren neutral për arsye sigurie, pasi CR7 rrezikon deri në 100 goditje me kamxhik në Teheran për një episod të pretenduar të tradhtisë bashkëshortore që daton në vitin 2023.
“Për shkak të përvojës së keqe të Ronaldos në Teheran vitin e kaluar, ndeshja duhet të luhet në terren neutral”,- thuhej në një letër dërguar nga Al Nassr për Esteghlal.
Në shtator 2023, Al Nassr priti një tjetër klub nga Teherani, Persepolis, dhe mijëra tifozë sulmuan hotelin e ekipit për t'u afruar me Ronaldon, përpara se të shpërndaheshin nga policia. Por këtë herë mund të ketë edhe rreziqe të drejtpërdrejta për sigurinë e portugezit.
Gjatë udhëtimit dy vjet më parë, CR7 u filmua duke përqafuar dhe puthur Fatemeh Hamami Nasrabadi, një artiste me aftësi të kufizuara, që pikturon me këmbët e saj, në ballë. Sipas ligjeve aktuale, gjesti mund të shihet si tradhti bashkëshortore nëse nuk i drejtohet bashkëshortit, me dënim me njëqind goditje me kamzhik.
Sipas portalit Varzesh3, zyrtari i lartë i futbollit iranian Mehdi Tadsch dhe klubi Esteghlal refuzuan kërkesën e Al Nassr për të luajtur në terren neutral. Esteghlal tha se janë marrë masa për të siguruar që Al Nassr dhe Ronaldo të kenë një qendrim të këndshëm në Teheran.
Lini një Përgjigje