TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2025, 18:15

Ndërhyrje horror në Kupën e Anglisë, sulmuesi i Premier Ligës del me oksigjen dhe barrelë nga fusha (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrje horror në Kupën e Anglisë, sulmuesi i Premier

Ndeshja mes Kristal Palas dhe Milluoll në Kupën e Anglisë ka regjistruar në minutat e para një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës mike, Liam Roberts, ka goditur me shkelm në fytyrë sulmuesin e vendasve, Zhan-Filip Mateta. 

Mateta u nis drejt zonës kundërshtare dhe Roberts bëri një ndërhyrje horror duke e shtrirë në tokë me një shkelm në fytyrë. Për çudinë e të gjithëve, gjyqtari Majkëll Oliver nuk dha as faull në ato momente, duke bërë shenjë që loja të vazhdonte. Por më pas ai u ftua nga VAR-i dhe i nxori kartonin e kuq portierit që në minutën e tetë të ndeshjes. 

Mateta ndërkohë kishte pësuar një goditje të rëndë dhe për disa minuta kishte shqetësim për gjendjen e tij në fushë, nga e cila ai u largua me barelë dhe duke mbajtur maskë oksigjeni në fytyrë. 


 

zhan filip mateta kupa e anglisë kristal palas

Lini një Përgjigje