
Në javën e 26 të kampionatit turk është luajtur ndeshja Adana Demirspor- Bodrumspor. Takimi përfundoi me rezultatin 0-0 ku të dyja skuadrat shfaqën lojë të shpejtë dhe plotë episode për shënim.
Vendasit edhe pse tashmë janë jashtë çdo objektivi duket se ndeshjet në kampionat deri në fund do të marrin rëndësinë që iu takon.
Arda Kurtulan, 22-vjecari shqiptar është shpallur lojtari i ndeshjes me notën 8.4. Kjo paraqitje e mirë është një mesazh për trajnerin e Kombëtares, Silvinjo. Duke parë që edhe në mbrojten e kombëtares ka pasur mungesa si Hysaj tashmë i konfirmuar talenti në rritje, Kurtulan mund të jetë një mundësi e mirë për Kombëtaren Shqiptare të futbollit.
Lini një Përgjigje