
Është mbyllur në barazim supersfida e javës së 27 të Serisë A mes Napolit dhe Interit me shifrat 1-1.
Pas një faulli të fituar, Interi kaloi në avantazh në minutën e 22 të pjesës së parë. Federiko Dimarko realizoi një eurogol nga goditja e dënimit që la në vend portierin Aleks Meret.
Megjithatë, Napoli nuk u dorëzua për asnjë minutë derisa në minutën e 87 pranë fundit, Filip Billing vendosi baraspeshën në “Maradona”. Gara për titullin kampion në Itali mbetet e hapur.
Interi kryeson Serinë A me 58 pikë të grumbulluara, Napoli ndjek zikaltrit me vetëm një pikë pas tyre. Në vendin e tretë ndodhet Atalanta me 55 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e katërt me 49 pikë, por ka një ndeshje në favor për të luajtur.
Lini një Përgjigje