TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2025, 20:53

Mançester Siti pret biletën në çerekfinalen e Kupës së Anglisë, shkëlqen talenti 19-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti pret biletën në çerekfinalen e Kupës

Mançester Siti ka fituar 3-1 ndaj Plimuthit në “Etihad” dhe është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Anglisë. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 39. Pas një goditje këndi, Talovierov kapërceu mbi mbrojtësit e Sitit dhe dërgoi topin në rrjetë. 

Gjithsesi festa e miqve nuk zgjati shumë, pasi “Qytetarët” barazuan shifrat në fund të pjesës së parë. Pas një pasimi nga De Brojne nga goditja e dënimit, Niko O’Reili dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. 

Ishte sërish 19-vjeçari Niko O’Reili, i cili shënoi sërish me kokë, këtë herë në minutën e 75pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit nga Fil Foden. 

Në minutën e 90 ishte De Brojne që shënoi golin e tretë pas asistit të Haland, norvegjezi nuk shënoi dot i vetëm përballë portierit kundërshtar në tentativën parë, por në tentativën dytë pasoi për belgun, i cili dërgoi topin në rrjetë. 

mançester siti plimuth kupa e anglisë

Lini një Përgjigje