TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2025, 22:05

“Morëm goditje të rëndë”, Ançeloti ngre alarmin pas humbjes: Nëse luajmë kështu, nuk fitojmë të martën në Champions

Shkruar nga Pamfleti

“Morëm goditje të rëndë”, Ançeloti ngre

Karlo Ançeloti ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së skuadrës së Realit të Madridit ndaj Betisit me shifrat 2-1 me përmbysje. Trajneri ka pranuar se kundërshtarët kishin qenë superior dhe nëse Reali vazhdonte në këtë mënyrë, rrezikonte të gjithë objektivat madhorë, duke filluar nga ndeshja e Ligës së Kampioneve në mesjavë. 

E nisëm mirë, por nuk arritëm të ruanim ritmin fillestar, si në aspektin e sjelljes, ashtu edhe të angazhimit. Humbëm kontrollin e ndeshjes kundër një skuadre që luajti më mirë dhe e meritonte të fitonte. 

5 fitore në 15 ndeshje, a po ikën kampionati? Po, kjo është një goditje e rëndë. Duhet të reagojmë. Humbja në këtë fazë është shumë e kushtueshme, sepse të gjitha skuadrat vrapojnë dhe ne… nuk luajtëm mirë në këtë ndeshje. 

Ajo që ndodhi është kjo: humbëm ritmin fillestar, pozicionimin e mirë të 20 minutave të parë. Pastaj, pak nga pak, filluam të humbim topin… 27 në pjesën e parë! Ka shumë humbje. Dhe Betis e ktheu. 

Dyshime para të martës? Nëse luajmë kështu, nuk do të fitojmë të martën. Është mjaft e qartë. Shpresojmë që kjo të na zgjojë. Le të jetë ky një mësim për ndeshjen e radhës. Dukej se në kohët e fundit ishim të organizuar, të ngjeshur… por sot nuk ia dolëm dot. 

Zëvendësimi i Mbape? Ai kishte një problem me dhëmbët, nuk ishte stërvitur shumë dhe nuk ishte në maksimumin e tij. Ishte e qartë. Kështu që për të shmangur problemet preferova ta hiqja dhe të fusja Endrik. Mbape është stërvitur pak dhe nuk ishte në 100%”, shpjegoi ndër të tjera para gazetarëve Ançeloti. 
 

karlo ançeloti trajneri i realit të madridit

Lini një Përgjigje