
Napoli dhe Interi u ndanë në barazim 1-1 në supersfidën e javës së 27 e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ziklatrit shënuan të parët falë supergolit nga goditja e dënimit nga Federiko Dimarko.
Vendasit barazuan me danezin Filips Billing pak minuta para fundit. Ashtu siç ndodh në çdo supersfidë, edhe në këtë të sotmen nuk munguan polemikat mbi rastin e ndohur në pjesën e parë, ku tifozët e Napolit pretenduan për një penallti të padhënë ndaj tyre.
Spinacola goditi nga jashtë zonës, Damfries bllokoi topin me krah brenda zonës së penalltisë. Arbitri i takimit as që e mori fare në konsideratë këtë rast, ndërkohë që nuk hyri as VAR. Në shpjegimin që u dha nga specialistët e gjykimit pas ndeshjes u arsyetua se dora e mbrojtësit zikaltër ishte pranë trupit dhe nuk pengonte devijimin e topit.
Ma in quale universo il braccio di Dumfries non aumenta il volume del corpo?#NapoliInter #ForzaNapoliSempre
— meandmilli (@meandmilli) March 1, 2025
pic.twitter.com/efu8G2jqgl
Lini një Përgjigje