TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 11:29

Tragjike! Përplaset nga makina ndërsa vraponte, humb jetën atletja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike! Përplaset nga makina ndërsa vraponte, humb jetën

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Irlandë dhe Shqipëri. Atletja shqiptare Anila Muçaj, me origjinë nga Salaria e Tepelenës, humbi jetën në një aksident automobilistik në Irlandë, dy ditë më parë.

Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes, në Tralee të Irlandës, kur 48-vjeçarja shqiptare po vraponte së bashku me dy mikeshat e saj në një rrugë të ngushtë, e njohur për aktivitete si vrapimi, çiklizmi dhe ecja., sipas medias së huaj.

Dy personat e tjerë morën lëndime të lehta, ndërsa në spital përfundoi i moshuari që drejtonte fuoristradën.

Muçaj ishte anëtare e klubit Born to Run me bazë në Tralee dhe ishte një atlete e apasionuar, pasi kishte marrë pjesë në një numër maratonash vitet e fundit.

Një postim në rrjetet sociale të klubit thoshte: “Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se bukuroshja jonë. mikesha e mirë Anila ka ndërruar jetë pas një aksidenti, lutjet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj të bukur dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për Klerën dhe Klarën që vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet këtë mbrëmje”.

“Anila ishte një person i sjellshëm, i kujdesshëm, i bukur dhe i vinte të gjithë të tjerët në radhë të parë”, tha një qytetar.

Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy (FF) në takimin e mëngjesit të së hënës të Qarkut Komunal të Tralee tha se vdekja e Anilës në një mëngjes të bukur të së dielës ndërsa po vraponte ishte “një tronditje e madhe” për qytetin.

Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit, një 80-vjeçar, kishte pasur probleme mjekësore dhe kishte humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen fatale. Anila Muçaj, nënë e dy fëmijëve, u trajtua në vendngjarje dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga goditja.

Gjithashtu, drejtuesi i mjetit u dërgua në spital, ku gjendja e tij u konsiderua jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje