TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 18:01

Tjetër goditje për Milanin, Menjo gjobitet me 15 mijë euro dhe pezullohet me një ndeshje

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër goditje për Milanin, Menjo gjobitet me 15 mijë euro dhe

Milani nuk po kalon një periudhë të lumtur në këtë sezon dhe humbja përballë Lacios ka theksuar edhe më shumë krizën e kuqezinjve që shohin gjithnjë e më larg zonën e Europës për edicionin e ardhshëm.

Në mes të furtunës, vjen një tjetër lajm i keq për Serxho Konseisaon, i cili duhet të bëjë në ndeshjen e radhës pa një prej elementëve thelbësorë të skuadrës, portierin Majk Menja. Ky i fundit do i bashkohet Pavloviç si i pezulluar për takimin në transfertë ndaj Leçes.

Pavloviç u ndëshkua gjatë sfidës ndaj Lacios me karton të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë në minutat e fundit. Ndërsa situata e Menja është e ndryshme pasi portieri është pezulluar me një ndeshje për shkak se ka sharë gjyqtarin.

Menja ka marrë gjithashtu një gjobë 15,000 euro për incidentin e ndodhur.

Në raportin e komisioneve disiplinore të Federatës Italiane, është bërë e ditur se në mbyllje të ndeshjes së humbur me Lacion, Menja ka sharë gjyqtarin në tunelin që çon në dhomat e zhveshjeve. Ndaj ai është pezulluar për takimin e radhës.

29-vjeçari këtë sezon numëron 27 paraqitje në kampionat, gjatë të cilave e ka mbajtur portën të paprekur 10 herë.

majk menja portieri i milanit

Lini një Përgjigje