
Nuk jemi të sigurt se kush do të jenë lojtarët e transferuar nga Igli Tare si drejtor sportiv i Milanit, por disa emra largimesh mund të parashikohen që sot.
“Calciomercato” raporton se ngecja jashtë Champions League i kushton financiarisht klubit italian dhe mund të bëjë disa lëshime në merkaton e verës.
Lojtari kuqezi më i kërkuar nga klubet europiane është Tixhani Reijnders. Mesfushori holandez rinovoi kontratën me “Djallin”, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të shitet nëse vjen një ofertë mbi 50 milionë euro.
I dyti në listë është ylli i sulmit kuqezi, Leao. Performancat e tij nuk janë të qendrueshme, por vlera e tij në treg llogaritet mbi 80 milionë euro dhe kjo mund të nxisë Milanin ta shesë.
Lini një Përgjigje