TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2025, 20:44

Aston Vila me një këmbë në çerekfinale, anglezët mposhtin pastër Bryzhin në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila me një këmbë në çerekfinale, anglezët

Aston Vila ka marrë një fitore tejet të rëndsishme në ndeshjen e parë eliminatore për 1/16-at, duke fituar në transfertë 1-3 ndaj Klub Bryzhit. Anglezët kaluan të parët në avantazh, ku ylli i tyre Leon Bejli dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës.

Vendasit barazuan shifrat shumë shpejt. Pas një aksioni të shpejt, Colis dha një asist të bukur për De Cuiper i cili dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Emeri erdhi në minutën e 82, ku Brandon Meshele i pafat dërgoi topin në rrjetën e tij.

Colis ndërhyri në mënyrë të parreugllt ndaj Disasi, arbitri akordoi penallti. Në minutën e 86, ishte Markos Asensio që shënoi golin e tretë për anglezët. Spanjolli u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

aston vila klub bryzh champions league

Lini një Përgjigje