
Lajm i trishtë ka prekur të gjithë futbollin shqiptar ditën e sotme. Ish-futbollisti i Lushnjes, Altin Çuko është ndarë nga jeta, pasi ka pësuar një hemoragji cerebrale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra lagunare përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare.
“Një lajm shumë i trishtë na vjen nga familja Çuko ! Është ndarë para kohe nga jeta Altini ... Ish Sulmuesi jonë , ku dha gjithçka për këtë sport kaq të bukur që dikur kishte më shumë vlera dhe më shumë dashuri. Altin Çuko ndërroj jetë pas një hemoragjie cerebrale! Ngushëllime familjes, Do na Mungojë të gjithëve... LAMTUMIR KAMPION !”, shkruan Lushnja.
Më parë, Altin Çuko ka luajtur edhe për Laçin dhe Tomorrin. Gjatë sezonit 1995-1996, Çuko mori “Këpucën e Artë” në Shqipëri pasi shënoi 21 gola, 5 me beratasit dhe 16 me kurbinasit.
Lini një Përgjigje