TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 17:59

FSHF kujtohet “pas pilafit”/ Pasi e kërkoi Irlanda, i bën ftesë Roko Vatës; persona pranë tij “lënë thatë” Federatën

Shkruar nga Pamfleti

FSHF kujtohet “pas pilafit”/ Pasi e kërkoi Irlanda, i bën

Pas shumë kohësh pritje, Roko Vata më në fund ka marrë një ftesë nga FSHF për të veshur fanelën kuqezi. Djaloshi i talentuar i cili ka përfaqësuar deri tani Irlandën në arenën ndërkombëtare, ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e ekipit Shpresa të Alban Bushit.

Vata në fakt ka luajtur me Shpresat e Irlandës dhe gjatë ditës së fundit ka qarkulluar lajmi se ai ka marrë ftesë nga ekipi A i Irlandës për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bullgarisë që kjo përfaqësuese luan në muajin mars.

Por paralelisht, gjatë këtyre ditëve, në adresë të tij dhe në klubin e Uotfordit në Angli ka mbërritur edhe ftesa për grumbullimin e djalit të ish-kapitenit kuqezi, Rudi Vata, për miqësoret që do të luajnë Shpresat e Shqiëprisë ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars. Kjo do të ishte mundësia e parë që i jepet 19-vjeçarit të talentuar që të tregojë vlerat e tij me fanelën kuqezi.

Por sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, deri më tani FSHF nuk ka marrë asnjë përgjigje nga lojtari apo persona pranë tij rreth kësaj ftese. Ndaj nuk është e qartë nëse ai do të pranojë apo jo grumbullimin me fanelën kuqezi dhe të vihet nën urdhrat e Alban Bushit.

 

 

roko vata sulmuesi shqiptar fshf

Lini një Përgjigje