Bëhen publike rezultatet e ndarjes së mandateve të rezervuara për pakicat kombëtare në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e 7 qershorit.
Lista Serbe ka fituar shumicën e vendeve të pakicave kombëtare në Parlament duke marrë 9 mandate, ndërsa një mandat ka fituar Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.
Dhjetë vendet e tjera u takojnë komuniteteve joserbe, ku më së shumti ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës me 2 mandate.
Nga një mandat kanë siguruar edhe Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve të Kosovës dhe Jedinstvena Goranska Partija.
Në total, 20 mandatet e rezervuara për pakicat kombëtare janë ndarë në përputhje me organizimin kushtetues të Kosovës.
Lini një Përgjigje