TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2026, 14:15

Shpërndante kokainë me doza, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante kokainë me doza, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit gjatë një kontrolli policor.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin dhe më pas në banesën e të dyshuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 33 doza kokainë, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për shitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, një peshore elektronike dhe disa telefona celularë.

“Shpërndante lëndë narkotike kokainë, dhe drejtonte automjetin në efektin e alkoolit, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Gjithashtu, ai ndëshkohet me 55 000 lekë gjobë, për shkeljet rrugore të kryera. Në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën 33 doza Kokaine, gati për shitje. Dozat u sekuestruan bashkë me automjetin, 1 peshore elektronike dhe 4 celularë. Gjatë monitorimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e shtetasve që kryejnë manovra të dyshimta dhe të rrezikshme, me mjetet që drejtojnë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u ndalua për verifikim, në aksin rrugor "Fiershegan-Krutje", automjeti me drejtues shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga testi i bërë rezultoi se 38-vjeçari e drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit, dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se nuk e kishte pajisur automjetin, me siguracion. Për të dyja shkeljet u ndëshkua me masa administrative, në total 55 000 lekë gjobë. Më tej, iu kryen kontrolle në automjet dhe në banesë, ku iu gjetën në total 33 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, dhe 1 peshore elektronike. Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Penalitetet”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

shperndate kokaine ne doza

Lini një Përgjigje