Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kamëz pas një konflikti banal.
Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi.
Fillimisht u raportua për të shtëna me armë në Kamëz dhe për një person të plagosur. Ndërsa më pas, teksa viktima i u çua te Spitali i Traumës, ndërroi jetë.
Policia ka identifikuar autorin, Sadik Llanaj, i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen me pistoletë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta pas një loje kalçeto.
Lini një Përgjigje