
Policia njofton se nga veprimet e para hetimore dyshohet se arma është përdorur gjatë konfliktit, ndërsa personi që ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Velipojë. Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Velipojë ka përfunduar me dy të plagosur.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:35, ndërsa të dëmtuarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Dyshohet se shtetasit me iniciale A. R. dhe K. G. janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta gjatë përplasjes.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se fillimisht konflikti ka nisur me përplasje fizike, ndërsa më pas gjatë sherrit është dëgjuar edhe një e shtënë me armë zjarri në ajër.
Policia njofton se nga veprimet e para hetimore dyshohet se arma është përdorur gjatë konfliktit, ndërsa personi që ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes.
"Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë."-njofton policia.
Lini një Përgjigje