TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2026, 15:12

Vrasja në Kamëz, Policia e Tiranës 10 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Kamëz, Policia e Tiranës 10 mijë euro
Sadik Llanaj

Autoritetet dyshojnë se 39-vjeçari Sadik Llanaj vijon të jetë i armatosur, ndërsa në operacion janë angazhuar RENEA dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka lëshuar një apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe bashkëpunimin e qytetarëve, në kuadër të operacionit për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz.

Sipas policisë, i dyshuari Sadik Llanaj, 39 vjeç, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Autoritetet dyshojnë se ai vijon të lëvizë i armatosur, ndaj u bëjnë thirrje banorëve të Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar.

Për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po zhvillojnë kontrolle intensive në zonat ku dyshohet se mund të fshihet.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo person që siguron informacion të saktë që çon në lokalizimin dhe kapjen e 39-vjeçarit.

Policia u kërkon qytetarëve që, në rast se e konstatojnë shtetasin në kërkim ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë vetë, por të njoftojnë menjëherë strukturat e rendit.

Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin celular të dedikuar 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

 

sadik llanaj

Lini një Përgjigje