TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2026, 14:09

“Akt kriminal”, Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për të sulmuar protestën në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti
“Akt kriminal”, Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, sulmoi qeverinë Rama lidhur me fushatën kundër protestës paqësore.

Berisha tha se Rama ka mobilizuar mijëra patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën dhe ata që e organizojnë atë.

“Qëndrimi i qindra mijëra patronazhistëve ndaj protestuesve paqësorë është një nga aktet më të rënda kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante e karakterit diktatorial të këtij regjimi. Është dëshmia më e qartë e një diktature autoritare të bazuar në drogë, narkoshtet dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Rama, përveç angazhimit total të Policisë së Shtetit, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, dhe të SHISH-it, i cili bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë e punonjës të administratës shtetërore për të krijuar llogari false në rrjetet sociale, me qëllim demonizimin e protestës dhe protestuesve, uljen e shikueshmërisë së tyre dhe ndikimin në algoritmet që, sipas tij, dikur kontrolloheshin nga Irani”, u shpreh Berisha.

 

berisha pd

Lini një Përgjigje