
Ministri i Brendshëm, Befort Lamallari e ka quajtur shembullore sjelljen e policisë në raport me sjelljen e dhunshme me ‘vezë’ të protestuesve para Kuvendit.
I skandalizuar nga sulmet ‘makabre’ dhe ‘vdekjeprurëse’ të qytetarëve të cilët kanë goditur me vezë makinat dhjetëra mijëra euroshe të deputetëve, Lamallari tha se kjo nuk është demokraci. Në fund Lamallari u dha qytetarëve edhe se si duhet të protestojnë.
“Faktet janë të administruara, ku punonjësit jo vetëm janë dëmtuar për shkak se kanë qenë duke bërë detyrën, duhet të ndajmë mes atyre që ushtrojnë të drejtë kushtetuese për të reaguar në mënyrë paqësore dhe dikujt tjetër që janë ndjekur penalisht. Kemi patur dhe masa të konfirmuara nga gjykata, përfshirë dhe materialet audio video të ofruara nga mediat. Ka patur edhe punonjës të medias të intimduar, sulmuar nga protestues të dhunshëm. Ky është fakt publik. Nëse ka diçka që të biem dakord është se sjellja e policisë së shtetit me të gjithë provat, akuzat, baltën gurët e hedhur e bërë në çdo qosh, sjellja ka enë shembullore, kurrë s’kemi parë sjellje kaq të matur edhe pse u është dashur të përballen me dhunë fizike nga protestues të caktuar. Do të vijojnë kështu, policia është aty për të garantuar sigurinë publike.
Sjellja shembullore është e marrë në tërësi për gjithë kohën që janë zhvilluar protestat dhe nuk ka pasur përshkallëzim, dhunë policore. Është e pakundërshtueshme. Nëse merremi me situata të caktuara, një fragment duke e shkëputur nga konteksti ku luhet shumë mirë me imazhe në rrjete sociale, një person që dëmtonte policinë e shtetit, pasurinë e përbashkët. Të intimidosh deputetët e parlamentit nuk ka të bëjë me demokracinë. Protestuesit ta ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore”, tha Lamallari.
"Të intimidosh deputetët, s’është demokraci"? Demokraci e ripjellur eshte te grabitjesh popullin, ta zhveshjes lakuriq dhe ta zavendesosh me aziatik. Ne nje Shqiperi me popullsi vendase te papune, deri sot jane punësuar mbi 22 mije aziatik. Ju ardhme fundi, qelbesira te Ripjellur!
Sakte shkurt qarte policia ka mare shume udhezime te qarta ne mbrojtje te qytetareve ne jemi familjare kemi ardhur te jetojme e punojme nuk duam dhune protesta paqesore bukur e ka then nuk ka kthim ne 97 nuk ka arme distancim nga krimi
Po pse more, me këtë vapë që bënë dhe mqs deputet po lodhen me hallet e popullit, vezët e protestuesve piqen direkt mbi makinat e tyre. Të hanë të shkretët deputetë një omletë falas!
Ku di ku kelyshi i krimineleve rrugaçe c'eshte demokracia