TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 18:34

Partizani në krizë totale, Vllaznia e gjunjëzon në Shkodër dhe vazhdon ndjekjen e kreut; Egnatia mposht pastër Dinamon

Shkruar nga Pamfleti

Partizani në krizë totale, Vllaznia e gjunjëzon në

Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Kampionët e Shqipërisë e nisën “zjarr” ndeshjen teksa fituan penallti me Bakajokon. Fillimisht, u cilësua si pozicion i parregullt, por ndërhyrja e sistemit VAR konfirmoi gjithçka. Nga pika e bardhë u nis Lushkja, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë, rrogozhinasit dyfishuan shifrat. Ujka realizoi një gol mjaft të bukur, me të djathtën nga distanca që ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri i dinamovitëve.

Kështu, Egnatia kryeson kampionatin me 52 pikë, ndërsa Dinamo është në vendin e 3-të me 47 pikë.

Vllaznia mundi 2-0 Partizanin në Shkodër. Pjesa e parë nuk prodhoi gol, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim. Në fillimin e pjesës së dytë, Ildi Gruda nuhati mjaft mirë një top që po vinte nga mesi i fushës, kaloi portierin dhe e pati lojë fëmijësh për të shënuar. Ekipi i Brdaric festoi golin e dytë pak më vonë, me Grudën që shërbeu për Balajn,  por goli u konsiderua offside pas kontrollit në VAR.

Të kuqtë mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Domgjonit dhe pësuan edhe golin e dytë nga Bajrami.

Pas këtij suksesi Vllaznia renditet në vendin e dytë. Partizani regjistron kështu humbjen e radhës dhe renditet në vendin e katërt me 40 pikë, me “Final Four” që duket në rrezik.

egnatia dinamo partizani vllaznia abissnet superiore

Lini një Përgjigje