TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 19:21

Shqipëria sfidon Anglinë dhe Andorrën për kualifikueset e Kupës së Botës, Silvinjo ndjek nga afër ndeshjen e Superiores

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria sfidon Anglinë dhe Andorrën për kualifikueset e

Silvinjo ndoqi nga afër ndeshjen e javës së 28 të Abissnet Superiore mes Egantias dhe Dinamos, e cila u mbyll me fitoren e rrogozhinasve me rezultatin e pastër 2-0.

Tekniku brazilian ishte në Rrogozhinë, së bashku me zëvendëstrajnerin e Shqipërisë Ervin Bulku.

Silvinjo vazhdon të studiojë lojtarët, në prag të ndeshjeve të muajit Mars, në eliminatoret e Botërorit, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë dhe Andorrën.

Trajneri Silvinjo, së bashku me anëtarin tjetër të stafit kuqezi, zëvendëstrajnerin Ervin Bulku, ndoqën ditën e sotme nga stadiumi një nga ndeshjet kryesore të Abissnet Superiore, Egnatia-Dinamo City”, shkruan FSHF.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje