TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 20:40

Interi me një këmbë në çerekfinale, zikaltërit mposhtin Fejnordin në transfertë; Asllani titullar në suksesin e kampionëve të Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Interi me një këmbë në çerekfinale, zikaltërit

Interi mposht Fejnordin me rezultatin e pastër 0-2 në ndeshjen e parë të 1/16 në transfertë dhe është me një këmbë në çerekfinalen e Champions League.

Një kros nga Barela në minutën e 37 zhbllokoi sfidën e luajtur në “De Kuip”. Sulmuesi Turam shënoi me lehtësi në gjysmë-kërcim, duke gjetur rrjetën dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës zikaltër.

Menjëherë pas golit të Thuram, Lautaro Martinez provoi nga distanca një gjuajtje të befasishme, por portieri i skuadrës holandeze e ndali topin pranë shtyllës së dytë.

Lajmi i mirë i mbrëmjes ishte aktivizimi i Kristjan Asllanit si titullar. Mesfushori shqiptar mori besimin e trajnerit Inzagi për ta nisur nga minuta e parë një ndeshje të rëndësishme europiane dhe ky është sinjal i shkëlqyer për vetëbesimin e mesfushorit kuqezi.

Urojmë që Asllani të shkëlqejë këtë muaj me Interin, pasi përpara janë ndeshjet e kombëtares shqiptare me Anglinë më 21 mars në “Uembli” dhe Andorrën më 25 mars në “Arena Kombëtare”.

Zikaltërit e nisën mjaft mirë pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë. Një aksion i shpejtë i zikaltërve, Zielinski tentoi të shënonte vetë në rastin e parë, por topi u kthye mbrapsht nga lojtari kundërshtar, polaku asiston për Lautaro Martinez dhe argjentinasi dërgoi topin në rrjetë.

inter fejnord champions league

Lini një Përgjigje