
Një miliard dollarë! Është bërë i ditur bonusi i madh që do të shpërndahet për Botërorin e Klubeve, event historik, i cili do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një shumë e konsiderueshme, e cila do të rishpërndahet mes 32 skuadrave pjesëmarrëse sipas kritereve që do të zyrtarizohen në vijim.
Për momentin, vetëm shifra e përgjithshme është zbuluar (e cila përfshin edhe një përqindje solidariteti për klubet që nuk marrin pjesë). Klubet mund të mbledhin një bonus pjesëmarrjeje prej rreth 10/12 milionë dhe të marrë të njëjtën shumë për të kaluar fazën e grupeve.
Pra, nëse arrihet në raundin e 1/16 do të ishin 24/25 milionë dollarë. Në fakt janë 8 grupe të përcaktuara tashmë dhe çdokush e di kundërshtarin e tij.

Lini një Përgjigje