
Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive në duelin ndaj Fejnordit ku skuadra e Interit triumfoi me rezultatin e pastër 0-2.
Mesfushori shqiptar u aktivizua titullar, teksa u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Asllani qendroi në fushë 81 minuta, ku më pas u zëvendësua nga Çalhanoglu.
Shqiptari regjistroi 1 gjuajtje në portë, fitoi të 3 duelet me kundërshtarët, si dhe kompletoi 50 pasime të sakta nga 52 në total.

Lini një Përgjigje