
Lautaro Martinez ka gjetur përsëri ecurinë para portës në ndeshjet e fundit duke lënë pas krahëve periudhën e krizës që bëri të kishte kritika kundër kapitenit të Interit.
Sot, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Fejenordit, ai vendosi emrin e tij edhe më shumë në historinë e këtij klubi. Argjentinasi tundi rrjetën në pjesën e dytë dhe në këtë mënyrë, barazoi ikonën Adriano si golashënuesi më i mirë i Interit në këtë turne.
Të dy tashmë ndajnë vendin e parë në kuotën e 18 golave, teksa është lënë pas legjenda Sandro Macola me 17 të tillë. Për Lautaron tashmë është mundësia që të kthehet ai në rekordmenin e të gjitha kohëve në Champions me fanelën e Interit.
Lini një Përgjigje