TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2025, 22:42

Endri Çekiçi protagonist në elitën e futbollit turk, mesfushori shqiptar gol dhe asist në fitoren e ekipit të tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Endri Çekiçi protagonist në elitën e futbollit turk,

Endri Çekiçi është rikthyer protagonist në elitën e futbollit turk. Mesfushori pogradecar u bë protagonist me gol dhe asist te skuadra e Adanaspor, në triumfin 1-2 ndaj Sanliurfaspor në kampionat. 

28-vjeçari shënoi golin e barazimit në minutën e 33 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 50 asistoi për Kuruçuk që shënoi golin e përmbysjes. 

Titullar në këtë përballje ishte dhe Sokol Cikalleshi, i cili në minutën e 59 u ndëshkua me karton të verdhë dhe në minutën e 67 u zëvendësua. Përsa i përket Çekiçit, hera e fundit që mesfushori kishte shënuar ishte 30 shtatori i vitit 2023 kur ishte pjesë e Pendikspor në duelin ndaj Trabzonspor në elitën e futbollit turk. 

endri çekiçi mefushori shqiptar adanaspor

Lini një Përgjigje