
Bylisi mposht Teutën me rezultatin 1-0. Sfida për javën e 28 të Abissnet Superiore e luajtur në Ballsh u vendos nga goli i Malomos në pjesën e dytë.
Vendasit patën nën kontroll sfidën dhe u treguan më kërkues, derisa arritën te goli. Edhe pse miqtë patën rastet e tyre, portieri Batista u tregua i vëmendshëm.
Një gol që jo vetëm kthen Bylisin te fitorja, por i jep 3 pikë mjaft të rëndësishme. Durrsakët ndërkohë e kanë humbjen e parë me Bledar Hodon në krye.
Lini një Përgjigje