
Besnik Hasi nuk është më trajneri i Meshelenit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi belg, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, me palët që kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Kujtojmë se Hasi u emërua në krye të kësaj skuadre në nëntor të vitit 2023, pas shkarkimit të Steven Defur.
Tekniku shqiptar drejtoi Meshelenin në 56 sfida, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.45 pikë për ndeshje.
Lini një Përgjigje