
Liverpuli arriti një fitore të pabesueshme ndaj PSG-së në transfertë në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve. Parisienët dominuan sfidën, por në fund ishin anglezët ata të cilët shënuan golin e fitores.
Një humbje e hidhur kjo për vendasit, të cilët në pjesën e parë ishin shumë të acaruar me gjykimin pasi pretendonin se duhej dhënë një penallti në favor të tyre pas shtyrjes së Konate ndaj Barkola, me mbrojtësin që duhej të merrte karton të kuq.
Dhe kamerat e “Canal Plus” kanë filmuar shpërthimin e drejtorit sportiv të parisienëve, Luis Kampos, në pushimin e sfidës, teksa në tunelin e dhomave të zhveshjeve ai u shfrynte gjyqtarëve. “Është karton i kuq ose penallti!”.
Në atë moment, dëgjohet edhe zëri i Virxhil Van Dajk, kapitenit të Liverpulit, i cili tallet. “Ec vëlla, kjo nuk është Liga 1”.
Canal Plus’ footage of PSG sporting director Luís Campos’ half-time outburst where he insisted that Ibrahmia Konaté should have been red carded or a penalty awarded for a push on Bradley Barcola.
— Get French Football News (@GFFN) March 6, 2025
Virgil Van Dijk’s response: “It’s not Ligue 1, bro.” pic.twitter.com/BaADhamU1h
Lini një Përgjigje