TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2025, 17:48

Media italiane vlerëson Kristjan Asllanin: Ishte gati në mbrëmjen ku topi peshonte dyfish, bëri që të mos ndihej mungesa e Çalhanoglu

Shkruar nga Pamfleti

Media italiane vlerëson Kristjan Asllanin: Ishte gati në mbrëmjen

Kristjan Asllani mori për herë të parë që pas transferimit të tij tek Interi, besimin e vërtetë nga ana e Inzagit.

Mesfushori shqiptar e nisi ndeshjen kundër Fejnordit në transfertë në Champions League, si titullar. Një ndeshje me përgjegjësi të madhe ku në rast dështimi, Interi do të eliminohej nga Championsi dhe do t’i binte i gjithë sezonit përtokë.

Në herët e mëparshme, Inzagi kishte bërë shpikje nga më të ndryshmet, vetëm për të mos e aktivizuar Asllanin në momente të tilla delikate.

Duke parë formën jo të mirë fizike të Çalhanoglu, trajneri futi mesfushorin shqiptar dhe Asllani reagoi në mënyrë perfekte.

Vlerësimi mesatar i mediave italiane për Asllanin ka qenë nota 6.5, që është mbi mesataren, ndërsa “Tuttomercatoweb” shkruan:

Ju përgjigj nevojës për të qenë një zëvendësues i Çalhanoglu. Të mos merret e mirëqenë dhe me pak vlerë, në një mbrëmje të tillë, ku topi peshon dyfish dhe e humbet kontrollin”, shkruan media italiane.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje