TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2025, 22:23

Tifozët e Vllaznisë “telendisin” Olsi Ramën: Partizani do humbasë titullin, ndërsa Edi zgjedhjet; njëri përfundon në arrest shtëpie

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Vllaznisë “telendisin” Olsi Ramën:

Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes Vllaznia-Partizani, e luajtur në “Loro Boriçi” dhe e fituar pastër nga kuqeblutë me gola të Grudës dhe Bajramit.

* Koha e favorshme dhe rezultatet pozitive të Vllaznisë duket se i nxisin mbështetësit të jenë disi më të shumtë në stadium. Dje ishin më shumë se 2000 të pranishëm në “Loro Boriçi”, numër që gjithsesi nuk i përshtatet madhësisë së një ndeshjeje të tillë.

* Para nisjes së ndeshjes, Esat Mala dhe Mehdi Çoba marrin dy fanella me numrin 100-të për të simbolizuar ndeshjen e tyre jubilare me skuadrën shkodrane. Të dy janë shtylla të ekipit.

* Një risi për klubin shkodran në ndeshjet e fundit në shtëpi, kuqeblutë prej dy ndeshjesh radhazi prezantohen para nisjeve të takimeve me maskotën zyrtare.

* Në stadium i pranishëm ishte edhe Rejan Alivoda. Mesfushori shkodran, që aktivizohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shfrytëzuar ditët e pushimit për të ndjekur ekipin e tij të zemrës. Ai la Vllazninë në merkaton e verës.

* Tifozët e Vllaznisë ngacmojnë mbrojtësin e Partizanit, Marçelino Preka, duke i thënë: “Je kapiten sot, por mos harro se je shkodran”.

* Trajneri i Partizanit, Abilaliaj, në një moment i “hakërrehet” Buxhelajt, me mbrojtësin që nuk mbështet Gudjufin në një aksion. “Ndihmoje shokun!” – janë fjalët e trajnerit të kuq.

* Sembene dhe Qirko nuk merren vesh mes tyre, duke dhuruar një këndore. Kjo “çmend” Abilaliajn që drejtohet nga stafi: “Çfarë bëjnë këta?”.

* Tifozët “kapen” me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama. “Do ta humbasësh kampionatin, siç do të humbë vëllai yt zgjedhjet”, shprehen ata, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, vëllai i drejtorit të Partizanit.

* Në minutën e 58-të loja ndalet. Lojtarët që mbajnë agjërimin, hapin iftarin në orarin e caktuar. Ky gjest pritet me duartrokitje.

* “Lart, lart”, janë fjalët që përsërit më shpesh Brdariç, për të nxitur ekipin e tij të sulmojë.

* Disa kombinime radhazi të Vllaznisë entuziazmojnë tifozët, të cilët janë të kënaqur me lojën e ekipit të tyre.

* Anulimi i golit të dytë të Vllaznisë, anulon edhe futjen në fushë të Mensah. Ganezi po përgatitej të hidhej në vend të Balajt, por moskonfirmimi i rrjetës së dytë të kuqebluve, ndërron planet e Brdariç.

* U regjistrua edhe një skenë e denjë për filmat aksion. Policia shoqëron një nga tifozët e Vllaznisë në tribunën përballë. Nga sa u mësua në rrugë jozyrtare në stadium, personi i shoqëruar ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.

* Ka batuta në fund nga tifozët shkodranë, që i drejtohen gjyqtarit: “Mos jep shumë minuta shtesë, se po fillon Interi në Champions”./Panorama Sport

tifozët e vllaznisë olsi rama drejtori i partizanit

Lini një Përgjigje