
Kanë përfunduar 4 takimet e para të ditës së sotme të Ligës së Europës të vlefshme për raundin e 1/8-ve
Real Sociedad dhe Mnaçester Junajtid janë ndalur në barazim me shifrat 1-1. Zirkzi ishte ai që fillimisht zhbllokoi shifrat në Spanjë, por falë një penalltie, Ojarzabal riktheu ekuilibrat për ekipin e tij. Ndeshja e kthimit javën tjetër në “Old Trafford” do të vendosë gjithçka.
Renxhërsi i Nedim Bajramit ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në tranfsertë ndaj Fenerbahçes në transfertë me shifrat 3-1. Një hap i madh ky i ekipit skocez që tashmë është me një këmbë në çerekfinalet e Ligës së Europës.
Një humbje me rezultatin 1-0 ka pësuar Totenhami ndaj AZ Alkmar në transfertë në aktin e parë. Një autogol i Bergvall në pjesën e parë, bëri që gjithçka të vendoset javës tjetër në Londër.
Lion ka mposhtur në transfertë Steauan e Bukureshtit me rezultatin 2-1. Taljafiko realizoi në pjesën e parë për francezët, por vendasit reaguan në të dytën me Balutan. Fofana në fund të sfidës dy herë ishte ai që i dha fitoren Lionit.
Lini një Përgjigje