
Çelsi ka triumfuar në transfertë ndaj Kopenhagenit me shifrat 2-1, falë golave të realizuar nga Ris Xhejms dhe Enzo Fernandez. Ndërsa golin për vendasit e realizoi Gabriel Pereira në dhjetë minutat e fundit.
Fiorentina është mposhtur në Greqi nga Panathinaikos me rezultatin 3-2. Suidesku dhe Maksimoviç dyfishuan fillimisht për ekipin nga Athina, por Beltran dhe Faxhioli barazuan në pjesën e parë. Ndërsa golin e fitores për Panathinaikos e rezlizoi Tete.
Betis ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 ndaj Vitoria Guimaraesh. Për spanjollët shënuan Bakambu dhe Isko, ndërsa për miqtë portugezë barazuan dy herë Mendes dhe Oliveira.
Ndërsa Molde ka mposhtur Legian e Varshavës me rezultatin 3-2 në shtëpi. Vendasit norvegjezë realizuan tre herë në pjesën e parë me Hestad, Eriksen dhe Gulbasndsen. Miqtë nga Varshava arritën të shënonin dy gola shprese në pjesën e dytë me Shodina dhe Lukuinjas.
Lini një Përgjigje